TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Eni Ferhati tha se njëri nga personat e arrestuar një natë më parë gjatë operacionit të RENEA në Orosh te Fushë Arrzit, jo të Mirditës, mbahej nën vëzhgim nga Antiterrori.
Ai tregoi se operacioni ishte i shtrirë në kohë dhe është vepruar në bazë të disa përgjimeve që sugjeronin se banesa ku qëndronin 2 të arrestuarit, të cilët konsiderohen persona me rrezikshmëri të lartë ishte një lloj baze.
“Ka qenë një operacion i rrezikshmërisë së lartë për shkak të të shkuarës së 2 personave të arrestuar. Fillimisht menduam se bëhej fjalë për një operacion të SPAK se kishte një terr informativ, por kemi të bëjmë me një rast ku drejtoria e Antiterrorit ka vepruar.
Kemi të bëjmë me persona që mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm si persona me risk sa i përket ekstremizmit të dhunshëm dhe mund të kryejnë veprimtari kriminale si persona të proceduar më herët nga autoritetet.
Janë interceptuar disa biseda në rrugë elektronike nga shërbimet e antiterrorit që pasi kanë lokalizuar këtë banesë të braktisur në Orosh është vendosur të ndërhyhet. Operacioni ka qenë i shtrirë në kohë, me një veprimtari të mëhershme të paligjshme sidomos për shtetasin Erzen Uka.
Armët e gjetura në banesë janë të fuqishme si kallash, granat etj., është gjetur edhe flamuri i ISIS. Dyshimet ishin se ishte një lloj baze”, tha Ferhati në emisionin Now në Euronews Albania.
Ndërsa gazetari Fatjon Gjinaj tha se hetimet përfshijnë një rreth më të gjerë personash dhe jo vetëm dy të arrestuarit kryesorë.
“Sipas disa të dhënave në këtë operacion ka patur bashkëpunim jo vetëm të agjencive shqiptare por dhe amerikane. Nuk duhet të habitemi që kur të dalin para gjykatës këta shtetas pak ditë më vonë, të ketë persona të tjerë përgjegjës, është një rreth më i gjerë. Ky informacion vjen brenda strukturave të hetimit të rastit. Nuk ka pasur asnjë moment shkëputje të lokalizimit dhe mbajtjes në survejim të shtetasit Erzen Uka.
Mjafton të shohim pamjet e brendshme të banesës që ngjasojnë me rastet e videove të Sirisë dhe Irakut, me një flamur, çanta të mbushura me granata dhe armë të rrezikshme”, u shpreh gazetari.
Gazetari u shpreh se i dyshuari kryesor, Erzen Uka, ka qenë nën monitorim të pandërprerë nga strukturat e hetimit. Sipas Gjinajt, Uka ka tentuar disa herë të largohet nga territori shqiptar pas daljes nga burgu.
“Erzen Uka ka qenë i monitoruar gjatë gjithë kohë që nga lëvizja që kryente, kontaktet që kishte…
Ka tentuar disa herë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë viteve të fundit pas daljes nga burgu, një rast që di është se ka tentuar të largohet drejt Greqisë, me aryetimin që do punonte në punë sezonale dhe nuk është lejuar pikërisht për shkakun se ishte nën monitorim”, theksoi gazetari Fatjon Gjinaj.