AKTUALITET, 8 Korrik 2025, 18:37

Pasi “shkundi” bashkinë e Fierit, Rama takim në Durrës me drejtuesit vendorë dhe deputetët! Kryeministri kërkon rifreskim, jo dorëheqje

Pasi “shkundi” bashkinë e Fierit, Rama takim në

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me takimet e radhës ditën e sotme në bashkitë e vendit.

Pas Fierit, ku ishte pak orë më parë dhe ku kërkoi largimin nga detyra të të gjithë drejtorëve vendorë të bashkisë Fier, Rama ka shkuar në Durrës për një takim në bashkinë e qytetit, me drejtues vendorë dhe me deputetët e qarkut.

Burime bëjnë me dije se Rama në bashkinë e Durrësit ka kërkuar rifreskim dhe ka lënë detyrat përkatëse. Por në dallim nga Fieri dhe Vlora ku ishte ditën e djeshme, Rama nuk ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve vendorë të bashkisë së Durrësit. Takimi i Ramës u zhvillua pa praninë e mediave.