AKTUALITET, 8 Korrik 2025, 15:44

Salianji flet pas daljes nga burgu i Fierit: Dënimi për të më shmangur nga betejat zgjedhore

Salianji flet pas daljes nga burgu i Fierit: Dënimi për të

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka dalë nga burgu i Fierit pas vuajtjes së dënimit për kallëzim të rremë.

Në deklaratën e tij, ai e cilësoi burgosjen si një akt politik të orkestruar nga qeveria Rama. Sipas Salianjit, qëllimi ishte ta shmangnin nga beteja zgjedhore dhe ta ndëshkonin për denoncimet ndaj pushtetit.

Ai u zotua se do të vazhdojë luftën kundër regjimit, të cilin e cilëson të kriminalizuar dhe autoritar.

"Çdo ditë e imja në burg është denoncim për regjimin e Ramës. Qytetarët do rezistojnë dhe do rrëzojnë një qeveri, që është e kriminalizuar. Ditët e mia në burg tregojnë regjimin e kalbur ku jetojmë.

Beteja ime ndaj regjimit nuk është ndaluar asnjëherë. Regjimi më burgosi nga frika e humbjes, aq sa mund të quhen zgjedhje. Qeveria ka dobësuar më shumë demokracinë më shumë në vend. Burgosja ime ka qenë për arsye politike.", tha Ervin Salianji, ish-deputeti i PD-së.