AKTUALITET, 8 Korrik 2025, 17:43

Pas Fierit, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit, pritet nga kryetarja Sako

Pas Fierit, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit, pritet nga

Kreu i qeverisë, pas Fierit, ka mbërritur tashmë në bashkinë e Durrësit.

Ai u prit nga kryetarja Emiriana Sako.

Rama po zhvillon një takim me drejtues të institucioneve dhe drejtorët në bashki. Edhe deputetë të Durrësit kanë mbërritur pranë bashkisë pak para mbërritjes së Ramës. Në pritje të këtij takimi, bashkia e Durrësit ndërmori një aksion për lirimin e hapësirave publike.

Më herët gjatë mbledhjes në Fier, ai kërkoi shkarkimin nga detyra të të gjithë drejtorëve të këtij institucioni.