TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati Jordan Daci, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Fierit për lirimin me kusht nga burgu të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Sipas Dacit, vendimi është i justifikuar nga pikëpamja ligjore dhe morale. “Zoti Salianji do të mbahet mend si njeriu që ka bërë burg pa të drejtë, por kjo është diçka që do të sqarohet në fund nga sistemi gjyqësor,” deklaroi ai.
Daci theksoi se lirimi i parakohshëm me kusht është i mbështetur në kritere të plota dhe nuk ka vend për interpretime politike mbi këtë çështje. “Ai ka treguar një sjellje shembullore dhe ka komunikuar në mënyrë të kulturuar gjatë gjithë kohës. Për mua, kjo është një dëshmi e qartë qytetarie dhe kulture,” tha avokati.