TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ervin Salinji foli sot për herë të parë pas lirimit të tij nga burgu. Ish-deputeti demokrat u lirua sot me kusht, pasi kreu 2/3 e dënimit të tij.
Në konferencën për mediat Salianji u pyet nëse do të kandidojë në zgjedhjet e 2029.
Demokrati nuk dha një përgjigje konkrete, por theksoi se ai do të bëjë politikë krah interesit të qytetarëve me apo pa mandatin e deputetit.
Gjithashtu Salianji foli për një problem që ka në çështjen e tij. Ai tha se ka një pengesë që sipas tij është mos zbardhja e vendimit nga ana e gjykatës së lartë.
Demokrati tha se Gjykata e Lartë ka bërë falsifikim për të përzgjedhur trupën gjyqësore që shqyrtoi rekursin e tij.
Sipas Salianjit, Gjykata e Lartë nuk zbardhi vendimin për rekursin e tij në kohë, duke e penguar që të ndiqte rrugën e ankimimeve të tjera në Kushtetuese.
Sakaq ai theksoi se do vijojë betejën e tij deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Gjithashtu shtoi se i ka kërkuar SPAK-ut që ta hetojë falsifikimin nëpërmjet shortit që bëri Gjykata e Lartë.
Ervin Salianji: Pa diskutim do kemi komunikime të herëpashershme…Ka një pengesë që është mos zbardhja e vendimit nga ana e gjykatës së lartë. Gjykata e larte ka bërë falsifikim për të përzgjedhur trupën gjyqësore që shqyrtoi rekursin tim… Besoj se këto çështje do të zgjidhen më përpara se sa periudha për të bërë kandidimin, por unë nuk e bëj këtë betejë vetëm për të qenë deputete. Është sakrificë dhe pamundësimi i një politikani për të qenë në parlament.
Unë kam bërë opozitë edhe pa patur mandatin e deputetit…unë do të kem mundësinë të bëj politikë nëpërmjet kontaktit me qytetarët dhe propozimeve që do të vijnë nga PD. Kështu që nuk e shoh si shqetësim, me zor e pres një përballje në Gjykatën evropiane të drejtave të njeriut për të përcaktuar nëse kam pasur unë të drejtë ose qeveria.Duhet të sundojë ligji dhe shteti i të drejtës, nuk mund të kemi diku rëndim i barrës ndaj politikanëve dhe në rastet e tjera lehtësim”.