TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhet dëshmia e ish-rojës së fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec. Teksa sot ishte seanca gjyqësore në gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, ish-punonjësi tregoi se ditën kur ndodhi ngjarja ishte në shërbim. Deri më tani kanë dëshmuar 5 persona, mes tyre ishte edhe Fejzi Shehu i cili ka shërbyer si roje zëvendësues tek fabrika e demontimit të armëve.
“Unë isha roje tek porta kryesore e fabrikës së demontimit aty futeshin punëtorët dhe dilnin kamionët. Ditën e shpërthimit isha në punë, tek porta kryesore dhe më erdhi një familjar i një personi që kërkonte t’i jepte ushqimin.
Qesen e mora unë dhe jam futur brenda deri tek porta e dytë, aty pashë flakën nga një karrocë dhe njerëzit filluan të bërtisnin për shkak të barutit flaka u përhap me shpejtësi. Nuk munda ta fusja ushqimin brenda dhe jam larguar me vrap. Më pas aty kam mësuar se bëheshin saldimet e karrocave të dorës. Kam parë Qemal Deliun që atë ditë ka dalë dy tre herë jashtë me lejen e përgjegjësit. Emrin e tij e kam mësuar më pas, sepse nuk e dija si emër.”, thuhet në dëshminë e tij.