AKTUALITET, 18 Tetor 2023, 12:10

Arben Bajo, një yll që nuk shuhet!

Arben Bajo, një yll që nuk shuhet!

Credins bank çeli në ambientet e saj ekspozitën më të re artistike nën titullin “Arben Bajo, një yll që nuk shuhet”.

Arben Bajo, një yll që nuk shuhet!

Në kuadër të 20 vjetorit të bankës, ekspozita është pjesë e aktiviteteve kulturore, të cilat janë ndërmarrë nga banka në këtë vit special. Klientet e bankes do të ketë mundësinë të njihen me 20 vepra arti, të cilat janë të skalitura me shumë mjeshtëri në materialin bronz.

Artisti i madh i dimensioneve klasike, frymëzimin e gjente shpesh tek mitologjia si dhe antikiteti grek. Punimet e gdhendura janë një reflektim i shpirtit njerëzor. Kafshët apo nudoja, janë gjithashtu një tjetër formë e artit figurativ të shprehura më shumë pasion në shumë vepra të tij. Me një aftësi të thellë përceptimi në çdo detaj, artin e bukur të skulpturës e solli edhe në versionin modern, duke na dhuruar vepra unike.

Bajo me artin pamor tridimensional, spikati për talentin e jashtëzakonshëm duke lënë pas vepra madhështore monumentale të realizuara si: shtatorja e At Zef Pellumbit, Asim Zenelit, Vaçe Zelës në Lushnje etj. Punimet e tij janë vlerësuar me çmime të ndryshme si dhe janë ekspozuar edhe në disa ekspozita ndërkombëtare.

Arben Bajo, një yll që nuk shuhet!

Adhurimin për të bukurën, skulptori i madh e ka të trashëguar organikisht nga vendi i origjinës, qyteti i bukur i traditës kulturore, Gjirokastër. Studimet i kreu në liceun artistik në qytetin e Fierit dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë (1988-1992).

Që në fillimet e tij do të evidentohej për aftësinë e të punuarit me një stil të veçantë, duke u identifikuar ndër vite si mjeshtër i madh në disiplinën e artit figurativ.

Bajo gjithashtu do të mbetet edhe profesori i dashur i studentëve, i cili fal pasionit të madh frymëzoi brezat e rinj t’a donin artin e bukur të gdhendjes. Veprat e shumta të lëna pas, janë tashmë një pasuri kombëtare trashëgimore, të cilat e sjellin artistin Bajo më të gjallë se kurrë.