TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Duket se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do të mbështesë nismat e studentëve të mjekësisë, të cilët do të kundërshtojnë në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Qeverisë që nuk i pajisë për 5 vite me diplomë.
Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka informuar për kërkesën e studentëve, duke nënshkruar kështu dje në mbledhje kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pezullimin dhe shfuqizimin e ligjit. Lajmin e ka bërë të ditur Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Grupi Parlamentar i PD ka mbështetur kërkesën e studentëve të mjekësisë për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetutese ligjin që pezullon diplomimin e mjekëve të rinj për 5 vite. Duke respektuar reagimin e studentëve dhe protestën e tyre, pa asnjë ndërhyrje politike, apelojmë edhe njëherë për Qeverinë që të dëgjojë zërin dhe shqetësimin e studentëve dhe ti jap zgjidhje kërkesave të tyre.” – shkruan Bardhi.
Kujtojmë se studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar këtë të fundit që nga nisja e vitit të ri akademik. Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”. “Kushte s’kemi, por kemi Kushtetutë””, “Mjekësia bojkoton”, “Duart e prangosura s’mund të kurojnë!”, thuhen në disa prej pankartave më pikantë të studentëve.