AKTUALITET, 18 Tetor 2023, 14:38

Balliu: Të gjithë duhet t’i bashkohemi protestës së studentëve, pafytyrësia e Ramës nuk njeh limit

Balliu: Të gjithë duhet t’i bashkohemi protestës së

Studentët e fakultetit të Mjekësisë në Tiranë protestuan sërish sot për të kërkuar anulimin e ligjit të qeverisë që i detyron të punojnë 5 vite në vend pasi të mbarojnë studimet, ose nuk u jepet diploma dhe për të paguar rreth 240 mijë lekë për çdo vit studimi nëse duan të shërbejnë jashtë vendit.

Ata kërkuan edhe sot takim me autoritetet, por nuk pati asnjë takim, edhe pse studentët kanë hyrë në javën e tretë të bojkotimit të studimeve në vitin e ri akademik.

Klevis Balliu, Shef i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, deklaroi se Rama nuk gjen kohë që të dëgjojë studentët, duke e cilësuar sjelljen e tij si pafytyrësi dhe bëri thirrje që të gjithë t’i bashkohen protestës së tyre.

“Pafytyrësia e Ramës ndaj studentëve nuk njeh limit. Kryeministri që shoqërohet me trafikantë si Tahiri dhe hajdutë si Beqja nuk gjen kohë që të dëgjojë studentët. Të gjithë duhet t’i bashkohemi protestës”-shkruan Balliu në rrjetet sociale.