AKTUALITET, 9 Korrik 2023, 18:46

Pas tragjedisë me 3 viktima, një pushuese nga Kosova rrezikon të mbytet në Shëngjin

Pas tragjedisë me 3 viktima, një pushuese nga Kosova rrezikon të

Një pushuese 40-vjeçare nga Kosova ka rrezikuar të mbytet në zonën e Kune Vainit në Shëngjin.

Sipas burimeve, mësohet se pasi është nxjerrë në breg të detit, gruaja është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës dhe po mbahet nën kontroll.

Ky është rasti i tretë për pushuesit nga Kosova rrezikojnë të mbyten në Shëngjin.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në plazhin e Vilë Bashtovës në Kavajë, ku një 50 vjeçar me dy djemtë e tij të mitur u mbytën në det.