AKTUALITET, 31 Janar 2026, 20:20

Pas rreth 2 orësh mbyllet protesta e “Shqipëria Bëhet”, Lapaj: Kjo është betejë mes qytetarëve dhe një pakice që vjedh

Pas rreth 2 orësh mbyllet protesta e “Shqipëria

Pas rreth dy orësh ka përfunduar protesta kombëtare e organizuar nga lëvizja “Shqipëria Bëhet”, e katërta në radhë për këtë lëvizje. Qytetarë të shumtë iu bashkuan demonstratës, duke bërë thirrje për protesta masive kundër korrupsionit dhe për dorëheqjen e qeverisë.

Me pankarta në duar dhe slogane si “Edi Rama o hajdut”, “Ku shkuan miliardat e vjedhura” dhe “Edi Rama je bo bajat”, protestuesit shprehën pakënaqësinë ndaj qeverisjes. Në protestë morën pjesë edhe shqiptarë nga diaspora.

Pas rreth 2 orësh mbyllet protesta e “ShqipëriaPas rreth 2 orësh mbyllet protesta e “Shqipëria

Gjatë fjalës së mbajtur para Kryeministrisë, drejtuesi i lëvizjes, Adriatik Lapaj, renditi një sërë skandalesh që, sipas tij, përfshijnë qeverinë Rama, duke përmendur aferat nga zv.kryeministrja Belinda Balluku deri te AKSHI.

Lapaj theksoi se këto janë arsye të mjaftueshme për rrëzimin e qeverisë, duke akuzuar mazhorancën për vjedhje të fondeve publike dhe për detyrimin e të rinjve që të largohen nga vendi.

Pas rreth 2 orësh mbyllet protesta e “ShqipëriaPas rreth 2 orësh mbyllet protesta e “Shqipëria

“Kjo është një betejë mes një pakice që ka zaptuar zyrat dhe ndan paratë e buxhetit të shtetit dhe shumicës së qytetarëve që mezi përballojnë jetesën”, u shpreh ai, duke shtuar se protesta është një përballje mes pabarazisë sociale dhe luksit të pushtetit.

Protesta u zhvillua pa incidente dhe u mbyll me thirrje për vijimin e aksionit qytetar kundër korrupsionit.

Pas rreth 2 orësh mbyllet protesta e “Shqipëria