AKTUALITET, 31 Janar 2026, 14:26

Vdekja e 58-vjeçarit në Bulqizë, reagon policia: Punonte roje private në minierë. Dyshimet

Vdekja e 58-vjeçarit në Bulqizë, reagon policia: Punonte roje

Policia e Dibrës ka dhënë detaje nga vdekja e një 58-vjeçari ditën e sotme në Bulqizë.

Sipas policisë, dyshohet se 58-vjeçari mund të ketë rrëshqitur nga një lartësi dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Më datë 31.01.2026, në një zonë minerare në Bulqizë, është gjetur pa shenja jete shtetasi B. K., 58 vjeç, i cili punonte rojë private te një subjekt minerar.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se 58-vjeçari mund të ketë rrëshqitur nga një lartësi dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.