TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i është bashkuar protestës së "Shqipëria Bëhet" të Adriatik Lapajt, çka sinjalizon që mes këtyre dy forcave politike po shkohet drejt një marrëveshje.
Partitë e reja janë ftuar në tryezë për t'u bashkuar me PD-në, me qëllim për të rrëzuar Edi Ramën, por dy forcat e tjera Mundësia e Agron Shehajt dhe Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori, kanë refuzuar çdo bashkëpunim me Berishën.
Kjo është protesta e katërt kombëtare e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, ku Adriatik Lapaj po qëndron prej afro 2 muajsh.

