TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sali Berisha ka deklaruar se në Partinë Demokratike do të mbahen zgjedhjet për të gjithë strukturën duke nisur nga kryetari, deri te degët dhe seksionet e partisë.
Berisha theksoi se PD nuk do heqë dorë nga Primaret, pasi kjo do të ishte heqje e marrjes parasysh të vullnetit të anëtarëve të partisë.
“Do bëjmë çmos t’i përsosim ato dhe mbi bazën e votës së anëtarësive, do zgjidhet e gjatë organigama drejtuese, nga kryetari deri te degët, seksionet e PD-së”, tha ai.
Berisha: Ju garantoj në që PD do të bëhet zgjedhje në të gjitha nivelet dhe ju garantoj se me gjithë kritikat që bëhen për primaret, unë kërkoj mirëkuptimin tuaj se heqja primareve do të thotë heqje e marrjes parasysh të vullnetit të anëtarëve dhe nuk duhet të kërkojmë këtë.
Por, do bëjmë çmos t’i përsosim ato dhe mbi bazën e votës së anëtarësive, do zgjidhet e gjatë organigama drejtuese, nga kryetari deri te degët, seksionet e PD-së. Prova jonë, ora jonë është data 10 shkurt, ora 17:00, qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, në Tiranë.