AKTUALITET, 8 Korrik 2025, 13:45

Balluku takohet me homologun izraelit: Shqipëri-Izrael gati për marrëveshje të reja në sektorin ujor, energjetik dhe inovacion

Balluku takohet me homologun izraelit: Shqipëri-Izrael gati për

Izraeli është i interesuar ta shohë Shqipërinë si një portë drejt Ballkanit, dhe si një partner strategjik për Europën.

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Eli Cohen ka qenë në Tiranë ku ka zhvilluar një takim me zv.kryeministren dhe Ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ku shprehu interesin e posaçëm për investime në sektorin e energjisë, ujit dhe inovacionit.

Foton e takimit dhe shënimin përkatës ministri Cohen e ka publikuar në rrjetin social X. “U takova me miken time, zv.kryeministren dhe ministren e energjisë, Belinda Balluku.

Izraeli është kthyer në një lider global në teknologjinë e ujit dhe jemi duke punuar për të zgjeruar bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e ujit, energjisë dhe inovacionit.

Sektori energjetik shërben si një urë ndërmjet Izraelit dhe Europës dhe ne do të përdorim këtë teknologji dhe kreativitet për të forcuar diplomacinë tonë dhe mbështetjen për miqtë që kemi kudo në botë”, shkruan ministri Cohen në rrjetin social X.

Edhe pse Izraeli prej kohësh gjendet në situatë dhe gadishmëri lufte, duket se puna për sektorët e tjerë nuk ka ndalur. Po ashtu, edhe kërkesa për mbështetje nga vendet e Europës. Izraeli në çdo rast ka marrë mbështetjen e Shqipërisë.