TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi lirimin nga qelia.
Veliaj, i cili ndodhet në qeli që prej arrestimit në 10 Shkurt të këtij viti, kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Por togat e zeza të Gjykatës së Lartë morën vendimin për ta lënë në fuqi masën e sigurisë.
Kujtojmë se ndaj Erion Veliajt, rëndojnë dyshimet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Vijimi i qëndrimit të Veliajt në paraburgim, pritet të sjellë zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës.