TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre makina të parkuara janë përfshirë nga një zjarr i fuqishëm duke u shkrumbuar totalisht. Ngjarja është riregjistruar pak minuta më parë në lagjen 15 të qytetit, e njohur ndryshe si zona e Spitalles.
Drejt vendit në ngjarjes janë nisur disa skuadra të repartit zjarrfikës, si dhe disa patrulla të policisë së rendit.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, por flaket janë përhapur nga njëra makinë në tjetrën me shpejtësi i ndihmuar edhe nga era e fuqishme që ka përfshirë Durrësin pasditen e kësaj të premteje.
Më herët në një garazh në Durrës u dogjën 4 makina.