AKTUALITET, 30 Qershor 2025, 09:47

'Partizani', gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri

'Partizani', gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam

Gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga gjykimi i dosjes “Partizani”.

Mësohet se dorëheqja është paraqitur tek drejtuesi i GJKKO, Erion Bani prej 10 ditësh. Në argumentet e saj thotë se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri.

Elsa Ulliri ishte caktuar gjyqtare relatore ndërsa anëtarë janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.

Në orën 10:00 nisi seanca në themel ku pritet të mësohet edhe vendimmarrja mbi kërkesën e gjyqtares. Nuk dihet nëse është pranuar apo jo kërkesa.