TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nis sot në GJKKO seanca e parë gjyqësor e procesit në themel për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, ku të pandehur janë Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Jamarbër Malltezi: Kjo është një gjueti shtrigash, qesharake, sepse gënjyen dhe thanë që toka ishte e shpronësuar, por doli që toka është e pronarëve. Nuk ka asnjë letër sesi u bë shteti pronar. Ndërkohë që është dokumenti që prej 100 vitesh ajo është tokë e këtyre 5 familjeve.
E bukura është se i paska bërë Edi Rama, është bërë si Voldemortin, por ne do të përballemi me Voldemortin. Edi Rama duhet të jetë, SPAK nuk guxon as ta thërrasë. Nuk guxon t’i shënojë emrin, ka shkuar deri në mashtrim, e konsiderojnë Edi Ramën Voldemortin”, tha Malltezi para gazetarëve.