TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të diel në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës, ku një pushues humbi jetën në det.
Në mungesë të vrojtuesit të plazhit, kanë qenë pushues të tjerë që kanë tentuar ta ndihmojnë, por pa rezultat.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është një burrë rreth 50 vjeç, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tij.
Por më e rëndë është braktisja që i është bërë trupit të pajetë nga ana e shtetit. Edhe pse policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i të riut ka qëndruar më shumë se 1 orë e gjysmë në bregdet, duke bërë që pushuesit ta rrethojnë me shezllone që të mos e shikojnë fëmijët.
Nuk dihet nëse shkaku i vdekjes është mbytja apo një atak kardiak i papritur, teksa ai ndodhej në det.
Asnjë nga pushuesit nuk e ka njohur në momentet e para viktimën, duke e bërë më të vështirë identifikimin e tij.
Efektivët e policisë, që mbërritën në vendngjarje, po punojnë për identifikimin e viktimës, pasi trupi i pajetë u nxor nga uji nga vetë pushuesit.
Mungesa e vrojtuesve të plazhit mbetet problem edhe për këtë sezon turistik në shumë segmente të bregdetit.
Policia Durrës/ Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi është mbytur në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.