TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti britanik Nigel Farage pasi pranoi sfidën e kryeministrit Edi Rama lidhur me emigrantët e dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, pretendon se e ka fituar ‘bastin’. Në një reagim të bërë së fundmi në rrjetin “X”, Farage shkruan se 1 në 48 shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, është i burgosur.
Madje ligjvënësi britanik, thotë se do angazhohet për ti dëbuar ata drejt Shqipërisë.
“I nderuar Edi Rama. Në Mbretërinë e Bashkuar ka 53,000 shqiptarë dhe 1,099 prej tyre janë në burgjet tona. Në fakt, kjo është 1 në 48. Do t’i kërkoj Sekretarit të Brendshëm të organizojë që të gjithë këta të burgosur t’ju kthehen. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj”-thuhet në reagimin e tij, në përgjigje të kryeministrit Rama.
Rama reagoi më herët duke thënë se pretendimi i Farage se “një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg” është jo fakt, por absurd dhe se’ kjo është një taktikë tipike nga manuali i pas-Brexit-it’.
Kryeministri shqiptar i bëri Farage-it një sfidë publike:“Tani, meqë të dy duket se e çmojmë ‘vullnetin e mirë’ dhe jemi qartazi alergjikë ndaj ‘hipokrizisë’, kam një ofertë: Të sjellim të dy shifrat tona në tryezë. Nëse pretendimi yt “një në 50” qëndron — unë personalisht angazhohem t’i marr të gjithë mbrapsht. Kjo nuk është një titull konkurrues, është një premtim publik. Por nëse ajo statistikë e frikshme del të jetë thjesht karburant tabloidesh, nuk të kërkoj ndjesë. Asnjë dramë. Në vend të kësaj, do të vish në Shqipëri — si i ftuari im i nderit”.
Dear @EdiRamaal.
— Nigel Farage MP (@Nigel_Farage) June 29, 2025
There are 53,000 Albanian citizens in the UK & 1,099 are in our prisons. That’s actually 1 in 48.
I will be asking the Home Secretary to organise for all of these prisoners to be sent back to you.
Thank you for your cooperation. https://t.co/fj4vzgIo1y