AKTUALITET, 29 Qershor 2025, 17:16

Zjarri masiv përfshin sërish tregun ambulant në plazhin e Durrësit, digjen dyqanet me struktura llamarine

Zjarri masiv përfshin sërish tregun ambulant në plazhin e

Një zjarr ka përfshirë tregun ambulant në zonën e plazhit të Durrësit, duke shkaktuar dëme materiale. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme, ndërsa makinat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Zjarri masiv përfshin sërish tregun ambulant në plazhin e

Tregu i përfshirë nga zjarri është i ndërtuar me struktura llamarine dhe përbëhet nga mbi 20 dyqane, të cilat funksionojnë kryesisht gjatë sezonit veror. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarri masiv përfshin sërish tregun ambulant në plazhin e

Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë, por dyshimet janë të ndara mes një shkëndije elektrike si pasojë e kushteve të pasigurta në treg dhe mundësisë së një zjarri të qëllimshëm, për të hapur rrugë ndërtimeve të reja në zonë.

Zjarri masiv përfshin sërish tregun ambulant në plazhin e

Kujtojmë se edhe në vitet e kaluara, ky treg ka qenë disa herë skenë e zjarreve të përsëritura, duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë dhe funksionimin e tij.