TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia e Lirisë ka thirrur mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues Kombëtar.
Mësohet se ditën e mërkurë, më 2.11.2022, në orën 16:00, do të mbahet mbledhja e parë e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë.
Në këtë mbledhje anëtarët e KDK-së do të votojnë për Kryesinë e Partisë së Lirisë dhe forumet e tjera drejtuese.
Të shtunën, u mbajt Konventa e PL ku u votua për Kryetarin e Partisë së Lirisë. Në votime morën pjesë 722 delegatë, nga të cilët 719 votuan pro kandidatit për Kryetar të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.