TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Parku Kombëtar “Lurë – Mali Dejës” vijon të jetë nën pushtetin e flakëve. Disa vatra zjarri janë ende aktive në zona të ndryshme të këtij parku, duke shkaktuar dëme kolosale në ekonominë pyjore e turistike.
Aktualisht zjarri në Fushë Lurë është aktiv i zhvilluar në dy vatra. Vatra e zjarrit në Pregjë Lurë ka zhvillime me intensitet në disa segmente dhe vazhdon rritja e perimetrit diktuar nga era dhe temperaturat e larta, dhe afër zjarrit janë të rrezikuara 5 banesa. Këtu janë përqendruar edhe forcat operacionale për të evituar çdo dëm të mundshëm. Vatra tjetër e zjarrit në Fushë Lurë në segmentin Titar e Nërshene zjarri ka shtrirje perimetri të madh dhe zgjerohet edhe në pyje të shpeshtë ahu.
Në neutralizimin e zjarrit nga toka janë angazhuar nga bashkia 52 forca, të MZSH, të ADZM, pyjore e bashkisë, Emergjencat Civile dhe forca vullnetare, si dhe 50 forca efektiv të FA, që janë përfshirë në operacion në të dy vatrat, por nuk është arritur të vendoset nën kontroll e gjithë situata. Ndërkohë autoritetet vendore kanë kërkuar mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes për të ndërhyrë nga ajri. Burime bëjnë me dije se një ditë më parë ka ndërhyrë helikopteri i FA, por e ka ndërprerë operacionin për shkak të dëmtimin të kavos së kovës që mbushet me ujë.