AKTUALITET, 22 Korrik 2024, 12:49

Arbjan Mazniku del nga SPAK, ja çfarë tha para gazetarëve

Arbjan Mazniku del nga SPAK, ja çfarë tha para gazetarëve

Ministri për Shtetin dhe Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas gati tre orësh marrje në pyetje. 

Ministri Mazniku deklaroi shkurtimisht para kamerave se u paraqit në SPAK si person që kishte dijeni për një çështje.

“Duhet të jepja shpjegime”, tha Arbjan Mazniku shkurtimisht.

Ministri Mazniku mbërriti në SPAK rreth orës 09:30 i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme mëngjesin e sotëm.

Nuk dihet ende arsyeja pse Arbjan Mazniku është paraqitur në SPAK.