AKTUALITET, 22 Korrik 2024, 13:20

Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe posedim të armësh, ekstradohet nga Gjermania Adrian Pikli

Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe posedim të

Është ekstraduar nga Gjermania 29-vjeçari Adrian Pikli, i akuzuar nga GJKKO për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe posedim të armësh.

Ndaj Adrian Piklit Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, ka caktuar më 15 maj të këtij viti masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Gjermania, një shtetas i akuzuar nga GJKKO, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për posedim të armëve të zjarrit.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani, u ekstradua shtetasi A. P., 29 vjeç.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.