AKTUALITET, 22 Korrik 2024, 14:30

Hetimi për 21 janarin, Meta fajëson Bashën: Është përgjegjësi për ngjarjen!

Hetimi për 21 janarin, Meta fajëson Bashën: Është

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar sot se Lulzim Basha, ish-ministri i Brendshëm i Qeverisë Berisha është personi përgjegjës për ngjarjet e 21 janarit, ku u vranë katër protestues në bulevard.

Nga selia e PL, Ilir Meta është shprehur se Basha asokohe nuk ka marrë asnjë masë edhe pse ishte paralajmëruar se do të kishte gjakderdhje.

“Drejtësia me regji hap 21 Janarin dhe gjen ditën sot për të ndaluar diskreditimin e Dum Dumanit seancën e kaluar në Kuvend. SPAK kërkon të mbajë në presion liderin e PD dhe opozitën e vërtetë ndaj regjimit të narko-trafikantit Rama, sepse është e qartë që nëse ka përgjegjësi në 21 Janar, është e Lulzim Bashës, i cili është paralajmëruar për gjakderdhjen që pritej nga banditët e Ramës. E ka pasur të shkruar skenarin dhe nuk ka marrë asnjë masë për parandalimin e vrasjeve të shëmtuara që ndodhën në bulevard”, tha Meta.