TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërsa vitet e fundit kanë filluar të shiten gurë të çmuar dhe diamante edhe në Shqipëri, tregu është ende i vogël. Sipas të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, kërkesa për blerje gurësh të çmuar ose bizhuterive të formuara me to është më e lartë në rastet e festave ose gjatë verës. Konkretisht, nëse analizojmë historikun e blerjes së “Perlave natyrale, gurëve të çmuar, bizhuterive dhe monedhave”, vërejmë se në muajt mars dhe qershor të këtij viti kërkesa për blerje ishte relativisht më e ulët krahasuar me muajt e tjerë.
Përkatësisht në muajin qershor të vitit aktual vlera e importit arriti në 374 milionë lekë ose rreth 45% më pak se një muaj më parë. Në të kundërt, në muajin shkurt, muaj ky që përkon edhe me festën e Shën Valentinit, por edhe në muajin maj, importi për këtë kategori arriti nivele rekord. Vlera e importit në muajt respektivë arriti në 597 milionë lekë dhe 679 milionë lekë.
Shifrat tregojnë se vlera e importit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023 për kategorinë “Perla natyrale, gurë të çmuar, bizhuteri, monedha” arriti në 2 miliardë lekë ndërkohë që këtë vit importi për këtë kapitull në gjashtëmujorin e parë ka arritur në 2.7 miliardë lekë. Gjatë vitit 2023, konsumatorët shfaqën më shumë interes për blerjen e gurëve të çmuar gjatë muajve shkurt, maj dhe qershor. Ky i fundit ishte edhe muaji me vlerën më të lartë të importit për këtë kategori. Por, rritja e kërkesës në muaj të caktuar të vitit mund të jetë edhe pasojë e frikës për një zhvlerësim të mundshëm të mjeteve monetare,e cila zhvendos interesin e konsumatorëve për të investuar kursimet në sende me vlerë, si bizhuteri të shtrenjta, të cilat u rezistojnë krizave ekonomike dhe nuk e humbasin vlerën me kalimin e kohës.