TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rajmonda Nika, gruaja e Aleks Nikës, një nga katër protestuesit e vrarë më ’21 janar’, ka dëshmuar për më shumë se tre orë në SPAK.
“Dhashë fakte të reja, por nuk mund t’i bëj publike”, tha Rajmonda Nika.
Ndërsa xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika nisi të merrej në pyetje në orën 12:00 brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK. Alfred Shehu është prokurori i SPAK i cili do të hetojë çështjen e 21 janarit.
Gruaja e Aleks Nikës që insistoi deri në Gjykatën e Strasburgut për hetimin e 21 janarit nga SPAK ka bërë kallëzim ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-drejtuesit të Gardës Ndrea Prendi.
Kujtojmë që ishte Gjykata e Lartë ajo që urdhëroi Prokurorinë e Posaçme të regjistronte procedimin, pas vendimit së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.