AKTUALITET, 28 Shkurt 2024, 14:17

Paralajmërimi i Zelensky-t: Putini do të përdorë mënyra të reja për të destabilizuar Ballkanin

Paralajmërimi i Zelensky-t: Putini do të përdorë mënyra

Presidenti i Ukrainës, Zelensky paralajmëroi nga Shqipëria se vendet baltike dhe vendet e Ballkanit janë më të rrezikuara nga destabilizimi rus.

Presidenti ukrainas, u shpreh nder të tjera se ‘Rusia del në përfundime për gabimet që ka bërë në Ukrainë dhe për rrjedhojë do të destabilizojë përmes këtyre pauzave’.

Zelensky  u shpreh se për të  destabilizuar Putini do të përdorë  taktika të reja duke përdorur vende të vogla.

“Sa i përket këshillës fakti që jemi këtu sot në një tryezë, të gjithë së bashku kemi shembuj historik dhe mendoj që kemi një shembull të mirë që kemi ardhur dhe jemi bashkë. Është një rrugë për tu mbrojtur. Unë mendoj se ajo që po ndodh është shembulli i duhur. Ndoshta nuk është e thjeshtë për ata që janë ulur rreth një tryeze.

Ne nuk i kushtojmë vëmendje provokimeve, sepse provokimet vetëm përçajnë

Shtetet e Ballkanit sot janë bashkë. Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar.

Sot nuk duhet të bëjmë pauza, sepse Rusia nuk do të ndalet. Rusia del në përfundime për gabimet që ka bërë në Ukrainë dhe për rrjedhojë do të destabilizojë përmes këtyre pauzave.

Do të përdorë taktika të tjera. Do të ushtrojë ndikim në ato vende të vogla. Vendet baltike janë nën kërcenin, dhe shtetet Ballkanit ku Bashkimi Sovjetik ka qenë i pranishëm”, tha Zelensky.