TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zbardhur takimin që ka pasur ditën e sotme në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama.
Më anë të një reagimi në “X”, Zelensky bën me dije se në këtë takim “kokë më kokë” me kreun e qeverisë shqiptare, kanë diskutuar “nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve”.
Ndër të tjera ai shkruan se u nënshkrua Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, që sipas tij “do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit me Shqipërinë dhe pozicionin e Ukrainës në Ballkan.”
Sakaq, ai ka shprehur edhe falënderimet për Shqipërinë, duke thënë: Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve.
Postimi i plotë:
Që në ditët e para të pushtimit të plotë, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territorial.
Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama ne nënshkruam Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit tonë me Shqipërinë dhe pozicionin e Ukrainës në Ballkan.
Sot diskutuam gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta. I jemi mirënjohës qeverisë dhe popullit shqiptar. Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve.
Since the first days of the full-scale invasion, Albania has supported Ukraine in our struggle for freedom and territorial integrity.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 28, 2024
During the meeting with Albanian Prime Minister Edi Rama @ediramaal we signed the Treaty on Friendship and Cooperation between Ukraine and… pic.twitter.com/fFkSqhpSPu