TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, hapi punimet në samitin për Ukrainën që po mbahet në Tiranë. Kreu i qeverisë shqiptare foli për një të ardhme të përbashkët.
Në fjalën e tij, Rama tha se Vladimir Putin nuk ia arriti që të mboshte vullnetin e popullit ukrainas.
“Kjo është një luftë që as Ukrainë dhe as kombet nuk e zgjodhën, por një ngjizje nga një njeri. Prania juaj këtu është një kujtese që ai nuk ia ka dalë.
Rusia neoimperialiaste nuk ja ka dalë të shtypë vullnetin e popullit ukrainas. Nuk ia ka dalë të shtypë të vërtetën.
Putini donte ta fshinte Ukrainën nga harta për çështje dite, Por sot Ukraina është më e ankoruar se kurrë në Evropë.
Jemi bërë bashkë për të planifikuar të ardhmen tonë”, tha Rama.