Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky falënderoi popullin shqiptar për mbështetjen që i kanë dhënë vendit të tij në këtë kohë të trazuar.
“I nderuar zoti kryeministër, të nderuar kolege, së pari dua t’ju falënderoj ju Edi, popullin tuaj të gjithë qytetarët e Shqipërisë për mbështetjen e sinqertë që na keni dhënë ne.
Në fakt mbështetje që ne e kemi marrë në këtë kohë kaq të trazuar në luftë të skajshme. Madje edhe ne sot kemi parë mbështetjen e Shqipërisë
Ju keni kuptuar se çdo komb duhet respektuar. Këto janë parime që përkufizojnë çdo gjë të mirë që ofron një komb dhe rendi botëror”, tha Zelensky.