TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në datën 4 mars në orën 11:00 është caktuar seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë. Prej 30 dhjetorit, ai ndodhet në arrest shtëpie.
Një muaj më parë ish-kryeministri Sali Berisha u përball për herë të parë me prokurorët e SPAK për akuzat e korrupsionit, të ngritura ndaj tij dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi në lidhje me privatizimin dhe ndërtimin e një kompleksi pallatesh në zonën e ish-klubit sportiv “Partizani” në Tiranë.
Prej tetorit të vitit të kaluar, Berisha akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë ndryshime ligjore në përfitim të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi – duke i mundësuar këtij të fundit që të ndërtonte biznesin e një kompanie nga e cila përfitoi 5.4 milionë euro.
Fillimisht ish-kryeministri pati një masë sigurimi detyrim paraqitje, por pasi ai refuzoi të shkonte në gjykatë duke e cilësuar masën antikushtetuese, Prokuroria e Posaçme kërkoi në dhjetor të vitit që shkoi miratim të Kuvendit për masë sigurimi shtrënguese “arrest shtëpie”.
Berisha apeloi këtë vendim dhe më 25 janar gjyqtarja e Apelit të Posaçëm Iliriana Olldashi vendosi ta rrëzojë ankimin dhe lërë në fuqi masën e sigurisë.