TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, njëherësh dhe bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, është shprehur se komisioni si duket nuk ka asnjë produkt.
Sipas tij, burimi i këtij dështimi vjen nga bashkëkryetari tjetër, Enkelejd Alibeaj, për të cilin tha se ka dorëzuar në Kuvend produktin e tij përfundimtar.
“E përshëndes kthimin e kolegëve në normalitet dhe përfundimin e këtij aksioni absurd. Si duket kanë filluar të lexojnë sondazhe, por pavarësisht nga shkaqet që i kanë bërë të kthehen, mbetet për t’u përgëzuar një jetë normale parlamentare. Në lidhje me dy thirrjet, e para e Bashës dhe e dyta ishte si një kapitullim i komisionit bipatizan zgjedhor nga Alibeaj.
Sot mbaron afati i komisionit dhe për fat të keq po presion produktin përfundimtar, nga deklarimet e Alibeajt duket se nuk do të ketë një produkt përfundimtar. Alibeaj e tha se produkti i këtij komisioni do të ishte dokumenti që kemi dorëzuar në parlament.
Por çfarë komisioni bipartizan konsensual mund të ngrihet mbi këtë premisë kur pakica vjen me një draft, e dorëzon në Kuvend dhe thotë këto janë kushtet tonë. Ky është dhe burimi i dështimit të këtij komisioni.
Gjithsesi ne do të presim rekomandimet e komisionit, do ti shqyrtojmë dhe do të mbajmë një qëndrim në Parlament. Në lidhje me faktin nëse PS i do apo jo listat e hapur, po ne jemi ata që kemi votuar që emigrantët të votojnë.
Të gjithë këto janë adresuar dhe do të presim rezultatet e komisionit bipartizan që ka zgjat më shumë se askush tjetër dhe si duket nuk ka asnjë produkt si asnjë komision tjetër”, tha Çuçi.