AKTUALITET, 21 Mars 2024, 11:04

Spiropali: Komisioni i Reformës Zgjedhore më i gjati dhe pa produkt, kjo për faj të opozitës

Spiropali: Komisioni i Reformës Zgjedhore më i gjati dhe pa produkt,

Ministrja, Elisa Spiropali në fjalën e saj në seancën plenare, u shpreh se është mirë t’i shohësh të gjithë deputetët nëpër vende, pasi kjo është puna e tyre.

Ajo shtoi se për çdo deputet apo forcë politikë është e qartë që rruga radikale nuk të çon askund.

Sa i përket marrëveshjes së vitit 2008, Spiropali tha se ata që sot e shajnë janë ata që dje ngritën flamurin lart për këtë marrëveshje.

Në lidhje me Komisionin për Reformën Zgjedhore, ajo tha se ky është komisioni më i gjatë dhe pa produkt, pro kjo sipas saj për faj të opozitës dhe jo mazhorancës.

Elisa Spiropali: 

Është mirë t’i shohësh të gjithë deputetet në vendin e tyre, sepse në fund kjo është detyra e deputetit, të flasë dhe të jap opsione, alternative, të marre pjesë në një kuvend ku ne jemi konkurrent politik , por nuk jemi armiq dhe nuk e luftojmë njeri tjetrin me çdo mjet.

Për çdo deputet dhe force politike është e qartë që me rrugën radikale  nuk shkon askund.

Gjithmonë është më mirë që të ulesh dhe të gjesh fjalën për të rënë dakord.

Unë besoj se sot nuk ishte e nevojshme që ne t’i mundonin edhe ambasadorët, të vijnë në seanca dhe të na shohin se si pajtohemi. Ne e kemi për të detyrë të bëjmë punën tonë. Për këtë i përgëzoj të gjithë deputetët, që mbërritën në këtë konkluzion .

Sa i takon atyre që ngrihen dhe me forcë deklarojnë se marrëveshje e 2008 janë pjesë e politikës së vjetër, dua t’i kujtoj që kanë qenë ata që e kanë ngritur lart këtë marrëveshje. Nuk e mbaj unë mend Bashën dhe Alibeaj të flisnin kundër kësaj marrëveshje.

Nuk mund të na akuzosh ne se po duam të bëjmë një reformë  me mendjen tonë. Ne e ngritëm atë për të gjetur dakordësinë. Ne nuk jemi aty që të presim ultimatume qesharake.

Ne jemi aty për të adresuar rekomandimet e ODHR, ky është komisioni më i gjatë dhe pa produkt dhe jo prej nesh, por prej jush.

Sa i takon listat e hapura, votën  diasporës dhe të tjerë, ne kemi ende kohë t’i diskutojmë .

Kemi qenë ne që i kemi përfshirë së pari këto opsione . Ju lutem debatet që keni me njëri-tjetrin, mbajeni aty  dhe zgjidheni me njëri tjetrin.

Sa i takon  dhunës, unë besoj se deputetët që kanë dhunuar nuk janë më të përshtatshmit për të dalë dhe për të folur këtu për dhunën. Sigurisht dhuna nuk është e pranueshme në asnjë rast dhe shpjegimet janë dhënë.

Unë shpresoj që ajo dhunë që është ushtruar këtu të mos përsëritet.

Me vjen keq për deputeten që foli, por besoj që është shembulli më ekstrem kur një deputetet dhunon të tjerët.