AKTUALITET, 21 Mars 2024, 10:11

“Jo vetëm opozita, por edhe UNESCO është kundër koncesionit të Butrintit”, Zhupa: Presim drejtësi nga Gjykata Kushtetuese

“Jo vetëm opozita, por edhe UNESCO është kundër

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është ndalur të flasë për mediat pak para nisjes së seancës plenare, në lidhje me Butrintin.

Ajo tha se sot është fundi i një betejë dy-vjeçare dhe se pret që Gjykata Kushtetuese të veprojë drejt.

Zhupa tha po ashtu se ditën e sotme shqiptarët e Amerikës do të protestojë në New York “pro Butrintit”.

Zhupa: “Dua t’i kujtoj publikut që UNESCO është organizata e Kombeve të Bashkuara për edukimin shkencën dhe kulturën dhe unë nuk e di se si një qeveri mund të mbajë  qëndrim që OKB nuk ka rëndësi, që Konventa e Parisit nuk ka rëndësi, se si fondet dhe njohja që vjen nga UNESCO nuk ka rëndësi. Kjo tregon se ato janë të zhytur thellë.

Kuvendi ka dërguar në gjykatë copy-paste, paragrafët e koncesionarit, duke treguar që janë në shërbim të tij.

Sot është e fundit për Butrintin në një betejë dy-vjeçare. Sot nuk është vetëm opozita, por edhe UNESCO është kundër këtij plan për Butrintit.

Sot presim drejtësi nga Gjykata Kushtetuese. Sot në orën 3:30 me orën amerikane, do të bëhet një protestë në New York “Pro Butrintit”.”