AKTUALITET, 21 Prill 2025, 11:52

Papa Françesku u nda nga jeta, Berisha mban një minutë heshtje në fushatë: Burrë i madh i njerëzimit dhe mik i shquar i kombit shqiptar

Papa Françesku u nda nga jeta, Berisha mban një minutë heshtje

Sali Berisha ka nisur fushatën në Pukë me një minutë heshtje për Papa Françeskun, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Vatikan në moshën 88-vjeçare.

Sali Berisha: Nderojmë me një minutë heshtje një burrë të madh të njerëzimit, një mik të shquar të kombit shqiptar Papa Françeskun, i cili u nda sot nga jeta.

Krishtërimi, mbarë njerëzimi, shqiptarët kanë humbur një kolos të mendimit, besimit të Zoti, por edhe të dashurisë e respektit tek njeriu.