AKTUALITET, 25 Nëntor 2025, 11:13

Panik te banorët/ Tre persona qëlluan me armë zjarri drejt një makine në lëvizje, detaje nga të shtënat në Lushnjë

Panik te banorët/ Tre persona qëlluan me armë zjarri drejt

Të shtëna me armë zjarri u raportuan paraditen e sotme (25 nëntor) në Lushnje. Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja, por nga pamjet shihen gëzhoja!

Detaje të reja dalin nga ngjarja në Lushnjë, ku tre persona raportohet se qëlluan me armë zjarri drejt një makine në lëvizje.

Ende nuk ka informacione për të plagosur apo kush janë autorët e ngjarjes.

Të shtënat u regjistruan në afërsi të kthesës së spitalit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët që ndodheshin pranë. Ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.