AKTUALITET, 25 Nëntor 2025, 10:26

'Foltorja 2'/ Balliu: Berisha i organizon protestat natën, pasi s'ka më mbështetje, i bën për hallin e tij

'Foltorja 2'/ Balliu: Berisha i organizon protestat natën, pasi

Alesia Balliu komentoi protestën e djeshme që zhvilloi PD para Kryeministrisë, teksa u shpreh se Sali Berisha po i zhvillon këto protesta vetëm për hallin e tij.

Teksa u ndal tek akuzat e Berishës ndaj Xhorxh Soros, ajo tha se pavarsisht këtyre akuzave Berisha bashkëpunon me të, pasi është bërë zv.presidenti i organizatës së Soros.

"PD është pronë e Berishës. Berisha ka qenë në një gjumë dhe s’ka bërë analizë të zgjedhjeve deri tani. A e akuzon Berisha Sorosin për çdo gjë që ndodh në PD. Pse iku ai deri në Brazil, për të blerë një post. Ajo është një mashtrim i radhës i PD.

Berisha është bërë zv. presidenti i një organizatës së drejtuar nga Soros, pra kur s’na duhet është armik dhe kur na duhet bëhet partner dhe prandaj demokratët sot e kanë braktisur atë, sepse ajo parti është e marrë sot peng nga Berisha. Protestat i bënë për hallin e tij. Berishën e kanë braktisur të gjithë sepse ai nuk mbajti asnjë premtim nga ato që ka bërë. Ai është non grata dhe ka 3 akuza në SPAK", tha ajo në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv.

Balliu deklaroi se Berisha proteston natën, pasi kështu nuk do të shihet pjesëmarrja në protestë.

"Aryseja që i bënë natën protestat është që të mos shihet ditën, sepse ai s'ka më fuqi që të mbledh njerëz sepse ata që e ndoqën tek folotorja e parë e panë që ai nuk mbajti asnjë premtim", tha ajo.