AKTUALITET, 24 Nëntor 2025, 22:30

“Po luhet fati i Evropës”, Mentor Nazarko shpjegon dallimet mes planit amerikan dhe propozimit evropian për Ukrainën

“Po luhet fati i Evropës”, Mentor Nazarko shpjegon dallimet mes

Analisti Mentor Nazarko, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi projektin amerikan për bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi si një tekst jopërfundimtar. Ai tha se në Ukrainë po luhet fati i Europës. 

“Ka dy momente që duhen evidentuar. Plani mund të ndryshojë dhe ky tekst mund të ndryshojë. Edhe data 27 nëntor është fluide, thotë sekretari i shtetit Rubio. Negociatat kanë një arbitër, që janë SHBA dhe këto u kanë shitur armë Ukrainës. Kjo duket se po i jep disa pikë palës ruse.

Nuk është tekst përfundimtar, dhe ai do të ketë edhe kundërshtitë.

Një ndryshim është se BE nuk mer parasysh shkëmbim territoresh. Plani amerikan thtoë se Ukraina jep 4 mijë kilometra katorë në Donjeck dhe Rusia jep 2 mijë sa sipërfaqja e Luksemburgut, por nuk është tekst përfundimtar.

Por të shkosh variantin evropian me atë të Trumpit, BE nuk po e provokon se beson se Trump është buldozeri që do të çojë përpara bisedime.

Këto janë marrëveshje kuadër dhe më pas negociohet.

Në Ukrainë po luhet fati i Evropës dhe Ukraina ka nënvizuar garancitë e sigurisë dhe nuk pranon të dorëzojë rajonet që Rusia nuk i ka pushtuar. BE thotë që të ngrijë konfglikti ku është dhe pastaj të negociohet.

Unë nuk e besoj se SHBA do të tërhiqen. Edhe Rusia ka humbur shumë, por mendoj se SHBA janë angazhuar edhe ekonomikisht se përpjekja kalon edhe nga biznesi ruso-amerikan”- tha Nazarko.