TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti dhe ish-kryebashkiaku i Tepelenes, Tërmet Peçi është paraqitur pak minuta më parë në ambientet e SPAK. Ende nuk dihet arsyeja e paraqitjes së Peçit në SPAK.
Në prill të këtij viti Partia Demokratike ka depozituar pranë SPAK kallëzim lidhur me afera korruptive ku sipas tyre është i përfshirë Peçi. Sipas PD afera shkon në 66 milionë euro dhe ka të bëjë me tenderat e rindërtimit.
Peçi i dalë deputet nga zgjedhjet e 11 Majit ka shkuar vetë në SPAK, ndërkohë që zyrtarisht nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij nga Struktura e Posaçme.
Para se të mandatohej si deputet, ai ka mbajtur postin e kryebashkiakut të Tepelenës.
