AKTUALITET, 24 Nëntor 2025, 21:49

Plani për Ukrainën përplas SHBA-të me BE-në!/ Gjinishi: Plani i Trump, shuplakë për Ukrainën!

Plani për Ukrainën përplas SHBA-të me BE-në!/ Gjinishi:

Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për planin me 28 pika të Trump për Ukrainën dhe kundër-propozimet e BE-së, që kanë krijuar tensione mes SHBA dhe BE. 

"Nuk jemi njohur me propozimin e Trump, u fillua diskutimi kur BE bëri kundër-propozimet. Ka një debat në SHBA mbi mënyrën si rrodhi në media. Ishte dialogu që kishte rënë dakord i dërguari i Trump me Kirillin dhe Rubio ishte jashtë loje. U njohëm me 28 pikat kur iu kundërvu BE.

Pse iu kundërvu? E para, siç ndodhi edhe në Gaza, ku Shtëpia e Bardhë tentoi të bëjë zgjidhje jashtë unionit, e njëjta gjë ndodhi edhe këtë herë. Trump, që një nga kauzat kryesore kishte mbylljen e konfliktit me Ukrainën me një telefonatë, nuk e bëri dot. Përtej populizmit, pse reagoi BE?

Mendoj se kjo reflekton tensionet e vazhdueshme që ka patur BE me SHBA. E dyta, plani i SHBA ishte shuplakë për Ukrainën dhe BE, sepse i jepte të drejta më tepër Rusisë. Jepte territore që Rusia akoma nuk i ka nën kontroll. Kërkonte lëshime në territore, pa bërë dialog direkt me Ukrainën, thoshte do të njihni këto.

Sa i përket sigurisë, propozimi ishte që të mos ketë më shumë se 600 mijë ushtarë Ukraina në kohë paqe. BE thotë 800 mijë.

Trump thotë të sanksionhet që Ukraina nuk do të jetë pjesë e NATO në kushtetutë. Plani i BE vendos një farë ekuilibri", tha Gjinishi.