TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Asim Vokshi betohet në Presidencë si anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese. Ai do të zëvendësojë Holta Zaçajn, mandati i së cilës ka mbaruar që në muajin prill.
Gjykata e Lartë shpalli fitues Asim Vokshin për zëvendësimin e Zaçajt, por rezultati u kundërshtua nga kandidatja tjetër Naureda Llagami. Ajo pretendoi në Gjykatë Administrative dhe më pas në Kushtetuese, që një votë e shpallur e pavlefshme, i takonte asaj, e rrjedhimisht e bënte atë gjyqtare kushtetuese.
Betimi i tij largon nga Kushtetuesja Zaçajn, e cila mban edhe detyrën e kryetares së këtij institucioni.
Ikja e saj do të bëjë që gjykata të zgjedhë edhe një kryetar të ri, teksa përkohësisht drejtohet nga nënkryetarja Marsida Xhaferllari.
Asim Vokshi do të ketë një mandat të plotë 9 vjeçar.