AKTUALITET, 29 Tetor 2025, 13:58

Panik në Korçë: 19-vjeçarja denoncon zhdukjen e motrës së mitur! Asnjë gjurmë që prej 8 ditësh

Panik në Korçë: 19-vjeçarja denoncon zhdukjen e

Një 19-vjeçare ka kallëzuar në policinë e Korçës zhdukjen e motrës së saj të mitur. Sipas denoncimit nga e reja, 15-vjeçarja është larguar nga banesa që prej datës 21 tetor. Policia vijon punën për gjetjen e saj.

“Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja S. R., 19 vjeçe, se më datë 21.10.2025, është larguar nga banesa, motra e saj e mitur shtetasja F. R., 15 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj”, njoftoi sot policia.   

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.