AKTUALITET, 29 Tetor 2025, 11:27

Detaje/ Arsenali i armëve u trafikua nga Kosova, dyshohet se i përkasin një grupi me bazë në Tiranë, Laç e Burrel! Ja kush është i arrestuari

Detaje/ Arsenali i armëve u trafikua nga Kosova, dyshohet se i

Të 23 armët e kapura në një furgon në Tiranë dyshohet se ishin planifikuar të përdoreshin në ngjarje kriminale nga një grup kriminal me bazë në Tiranë, Laç dhe Burrel.

Hetuesit kanë zbuluar, përveç automjetit që u kap në zonën e "Myslym Shyrit", edhe bazën kryesore të grupit, ku mbaheshin armët, në po të njëjtën zonë në afërsi.

Armët e kapura janë relativisht të reja, dhe dyshohet se janë trafikuar nga Kosova, por nuk kanë lidhje me goditjet e mëparshme që janë bërë për trafik armësh.

Hetuesit po punojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë pjesë e rrjetit. I arrestuari Eugert Sino, rezulton me precedent të mëparshëm për vepra penale të ndryshme.