AKTUALITET, 29 Tetor 2025, 13:14

"Nuk e njohim këtë qeveri, narrativa jonë, e njejtë me Trump"/ PE zyrë në Tiranë! Balla lexon deklaratën e përbashkët me përfaqësuesin e BE, PD s'jep konsensusin

"Nuk e njohim këtë qeveri, narrativa jonë, e njejtë me

Sesioni i dytë i takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit Shqipërisë – Bashkimi Evropian, u mbyll me deklaratën e përbashkët të dy përfaqësueseve politikë, Taulant Balla nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Marco Tarquinio nga Parlamenti Evropian.

Menjëherë pas leximit të kësaj deklarate, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PD-së dhe deputetja Jorida Tabaku pjesë e delegacionit, duke shprehur se nuk dhanë konsensus për deklaratën e lexuar.

Në deklaratë u bë me dije hapja e një zyre përfaqësimi për Ballkanin Perëndimor në Tiranë me vendim të PE. Ndër të tjera, u përshëndet bashkëpunimi i ngushtë dhe mbështetja që Evropa i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin për anëtarësimin në familjen evropiane.

“Jemi dakord për nevojën për të pasur legjislacio ntë mirë si dhe zbatimin  etij të ëndruehsmë dhe të intensifikuar.

Mirëpresim ambicien për të çuar përpara negociatat e anëtarësimit, dhe në veçanti ecurinë ne hapjen e një numri mbresëlënës të grupkapitujve negociues gjatë 12 muajve të fundit. Me pritshmërinë për të hapur grupkapitullin e fundit përpara fundit të vitit.

Përshëndesim  më tej rreshtimin e plotë të Shqipërisë me politikën e jashtë dhe të sigurisë të BE veçanërisht në reagimin e saj nga sfidave globale dhe në ndikimin pozitiv për stabilitetin rajonal dhe angazhimin proaktiv rajonal, siç janë tregu u përbashkët, procesi i Berlinit.

Parlamenti Evropian është i gatshëm të vijojë të ndihmojë Kuvendin ndërkohë që Shqipëria i afrohet anëtarësimit të plotë në BE. Përshëndesim vendimin e PE, për të na hapur në Tiranë zyrën e përfaqësimit të tij për Ballkanin Perëndimor. Kjo përbën njëherësh njohjen  e arritjeve të vendit për anëtarësim si dhe vlerësimin e Tiranës si një ndër kryeqytetet më tërheqëse dhe më dinamike në këtë pjesë të Evropës”, thuhej në deklaratën e përbashkët.

Ndërkohë në reagimin e PD-së, bëhet me dije mbështetja e opozitës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por theksohet se kjo parti politike nuk e njeh qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Më tej vijon të thuhet se PD është në parlament për të punuar për përmirësimin e gjendjes politike dhe për të përfaqësuar interesat e qytetarëve. Bardhi theksoi se PD ka vlera konkrete në këtë drejtim dhe jo propagandë boshe.

"Ne kemi qenë dhe mbetemi mbështetës të kësaj rruge. Por këtë nuk e bëjmë me propagandë, por me punë konkrete. Ne nuk e njohim qeverinë e dalë nga zgjedhjet e fundit, por jemi në Parlament pikërisht për të punuar dhe për të mbështetur aspiratën e qytetarëve shqiptarë. BE dhe SHBA mbeten aleatët tanë strategjikë, dhe PD nuk bën ironi me Presidentin amerikan, por mbështet politikat e tij, ndryshe nga Kryeministri dhe mazhoranca.

Narrativa e PD e njejte me presidentin Trump dhe kunder SOROS ndihmon rrugen europiane te shqiperise. PD nuk është si Partia Socialiste, e cila, kur ne punonim për vizat, protestonte kundër nesh në bulevard. Komiteti i Stabilizim-Asociimit u mbyll me një deklaratë, për të cilën delegacioni i Partisë Demokratike nuk dha konsensus”, u shpreh Bardhi. 

"Nuk e njohim këtë qeveri, narrativa jonë, e njejtë me