TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së 67-vjeçarit, Dodë Mamli. Ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Kurbin. Autori i dyshuar Dashnor Tota, vrau me armë zjarri 67-vjeçarin Dodë Mamli. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie, pasi mes tyre ka pasur konflikt për një pronë që 67-vjeçari po ndërtonte.
Në momentin e kapjes nga Policia, 53-vjeçarit Dashnor Tota, i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.