AKTUALITET, 14 Korrik 2025, 11:28

Paketa e Maleve, Tabaku: Instrument për t’i dhënë pronat investitorëve strategjikë dhe legjitimuar këtë plaçkë

Paketa e Maleve, Tabaku: Instrument për t’i dhënë pronat

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish në lidhje me situatën në Theth dhe efektet e “Paketës së Maleve”. 

Në një reagim në “facebook”, Tabaku e ka cilësuar këtë paketë si një version të ri të Ligjit të Investimeve Strategjike, duke e quajtur “vëllai i tij” dhe duke paralajmëruar se rrezikon të grabisë pronën publike dhe private në favor të një pakice.

“Pas detit, tani duan të marrin edhe malet,” shkruan Tabaku.

“Paketa e Maleve është instrumenti për të legjitimuar këtë plaçkë, njësoj siç ndodhi me zonat bregdetare nën petkun e zhvillimit strategjik.”, shprehet Tabaku.

Deputetja demokrate thekson se kjo nismë u shit si reformë për të rregulluar çështjen e pronësisë në veri, por në thelb është një tjetër “kalë Troje” për të zhveshur qytetarët nga pasuritë e tyre dhe për t’i kaluar në duart e të njëjtëve përfitues të përhershëm të favoreve qeveritare.